Elon Musk kërkon prej punonjësve të Twitterit të punojnë me orë të gjata ose të largohen

2 Minuta Lexim

Elon Musk i ka thënë stafit të Twitter se ata duhet të punojnë me “orë të gjata dhe me intensitet të lartë” ose përndryshe do të largohen nga kompania.

Në një email drejtuar stafit, pronari i ri i rrjetit social tha se punëtorët duhet të japin një zotim nëse duan të qëndrojnë apo jo, raportoi Washington Post.

Ata që nuk regjistrohen deri të enjten do t’u jepet pagesa e tre muajve, tha Musk.

Në emailin e drejtuar stafit, i parë edhe nga The Guardian, Musk tha se Twitter “do të duhet të jetë jashtëzakonisht i fortë” në mënyrë që të ketë sukses.

“Kjo do të thotë të punosh me orë të gjata me intensitet të lartë. Vetëm performanca e jashtëzakonshme do të jetë një notë kaluese”, tha ai.

Punëtorëve iu tha se duhet të klikojnë në një lidhje deri në orën 17:00 EST të së enjtes, nëse duan të jenë “pjesë e Twitter-it të ri”.

Ai shtoi se “Çfarëdo vendimi që të merrni, ju falënderoj për përpjekjet tuaja për ta bërë Twitter të suksesshëm”.

Njeriu më i pasur në botë ka njoftuar tashmë se gjysma e stafit të Twitter do të lirohen, pasi ai bleu kompaninë në një marrëveshje prej 44 miliardë euroshe.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull