Nga Ilir Mati-
Në dokumentin e Pavaresise eshte edhe firma e gjyshit tim nga nëna : Zihni Abbas Kanina.
Kopjen e ketij dokumenti, te realizuar nga Lef Nosi dhe shperndare firmetareve, ne nje jubile te Pavaresise, Gjyshja ime, Aisheja, gruaja e Zihniut , e mbante ne kornize në kokë të krevatit të saj.
Gjyshi im vdiq kur mua me duheshin edhe 2 muaj te behesha 10 vjeç (24 maj 1959).
Mbaj mend nga ai perrallat e Lafontenit qe na lexonte, kujdesin kur bëja detyrat e bukurshkrimit dhe vjershat e Naimit që na mësonte mua dhe Zamirit, vellait tim pak më të vogël.
Nga gjyshja, ne lidhje me pjesmarrjen e gjyshit ne Kongres, si nje nga gjashte delegatet e Vlores, ne femijte, deri sa u rritem dhe ajo u be stergjyshe, kemi ruajtur tregimet e saja, kujdesin per ne dhe gjellet qe gatuante per Festen e Flamurit, festë e cila qe femijë na ka mbetur e shoqeruar me cilësimin “Festa e Niniut” – festa e gjyshit, te cilin ne familje e therrisnin Niní .
Sot, vendosa te botoj aktin e shpalljes se pavaresise, qe miqtë e mi ne fb, te vene re se asnje nga firmetaret e pavaresise, ka vendosur ne firmen e vet titull a ofiq te Perandorise Otomane, tituj qe ata vendosen ti hiqnin nga perdorimi, qe ne mbledhjet e para te qeverisjes së vendit, dalë nga ai Kongres, por qe sot, politikane, historiane, gazetare injorante, e lloj lloj demagogesh te tjere megallomanë, mendje mesjetare, ja u ngjisin atyre baballareve te kombit, pa piken e turpit, a per karshillek absurd me veten e tyre.

