“Asgjë nuk më emocionon më shumë se sa të bëhem nënë”, Paris Hilton flet për mundësinë e zgjerimit të familjes

1 Minuta Lexim

Paris Hilton ka folur së fundmi për mundësinë e zgjerimit të familjes. Trashëgimtarja 41-vjeçare dhe sipërmarrësi Carter Reum u martuan në nëntor të vitit të kaluar në një ceremoni të mbushur me yje, mes të cilëve ishin dhe Kim Kardashian, Kyle Richards, Ashley Benson dhe Bebe Rexha.

“Po marr mijëra mesazhe njerëzish që më pyesin se kur do të kem një fëmijë”, shkroi 41 vjeçarja përmes një postimi në Instastory.“Burri im dhe unë gjithmonë kemi dashur të shijojmë vitin tonë të parë të martesës si çift dhe ne po planifikojmë gjithmonë të krijojmë familjen tonë në vitin 2023,” vazhdoi ajo.

“Kam një orar jashtëzakonisht të ngjeshur pune dhe udhëtimesh, por asgjë nuk më emocionon më shumë sesa të bëhem nënë në vitin 2023!”, shtoi ajo. Reagimi i saj erdhi një ditë pasi nëna e saj 63 vjeçare tha për mediat amerikane se vajza saj e madhe po luftonte për të mbetur shtatzënë.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull