Sherri në PD, humoristi Deda ironizon Këlliçin: Sigurisht, Tirana është e tironsve, por është edhe e korçarit, e shkodranit dhe e beratasit

1 Minuta Lexim

Julian Deda ironizoi sot kandidatin tjetër të primareve ne PD për Tiranën, Belind Kelliçin lidhur me deklaratën raciste dhe ndasore që ai bëri pak ditë me parë ndaj qytetarëve të ardhur nga rrethet në kryeqytet.

Gjatë prezantimit të platformave të tyre, Deda tha se Tirana nuk është vetëm e mikpritësve, por dhe e gjithë shqiptarëve që kanë ardhur nga rrethet dhe jetojnë këtu.

Ndërkohë që humoristi Deda fliste, Këlliçi qëndroi kokë ulur.

“Sigurisht, Tirana është e mikpritësve, e tironsve. Tirana është e të gjithë shqiptarëve.

Por Tirana është e korçarit, e shkodranit, e beratasit. Është kryeqyteti i të gjithë shqiptarëve.

Prandaj kemi për detyrë të gjithë bashkë të japim një kontribut për Tiranën”, tha Julian Deda.

Këlliçi tha në nje emision televiziv se “nuk jam i ardhur në Tiranë” dhe kjo deklaratë që është pritur keq nga qytetaret

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull