‘Irani s’e kupton kush udhëheq’/ Trump – Marinës Amerikane: Qëlloni ndaj çdo anijeje që vendos mina në Hormuz!

2 Minuta Lexim

Presidenti amerikan, Donald Trump thotë se ka urdhëruar Marinës Amerikane të qëllojë ndaj çdo anijeje që vendos mina në Ngushticën e Hormuzit.

“Kam urdhëruar Marinën e Shteteve të Bashkuara të qëllojë çdo anije, qofshin ato anije të vogla… që po vendos mina në ujërat e Ngushticës së Hormuzit”, thotë ai në një postim në Truth Social.

“Nuk duhet të ketë asnjë hezitim.” Ai shton se “pastruesit e minave” amerikanë po e pastrojnë ngushticën “pikërisht tani”.

‘E kam urdhëruar Marinën e Shteteve të Bashkuara të qëllojë dhe të godasë çdo anije, sado të vogla të jenë (Anijet e tyre detare janë TË GJITHA, 159 prej tyre, në fund të detit!), që po vendos mina në ujërat e Ngushticës së Hormuzit. Nuk ka asnjë hezitim. Përveç kësaj, “pastruesit” tanë të minave po e pastrojnë Ngushticën tani. Me anë të kësaj po urdhëroj që ky aktivitet të vazhdojë, por në një nivel të trefishuar!’, thuhet në reagimin e presidentit amerikan.

Ndërkohë Trump u ka bërë të qartë sërish udhëheqësve iranianë, të  ulen në bisedime për arritjen e një marrëveshjeje, duke paralajmëruar edhe njëherë se Ngushtica e Hormuzit është totalisht nën kontrollin e SHBA.

‘Irani po e ka shumë të vështirë të kuptojë se kush është udhëheqësi i tij! Ata thjesht nuk e dinë! Lufta e brendshme është midis “Personaliteteve të Vijës së Ashpër”, të cilët kanë humbur KEQ në fushën e betejës, dhe “Moderatorëve”, të cilët nuk janë aspak të moderuar (por po fitojnë respekt!), është ÇMENDURI! Ne kemi kontroll të plotë mbi Ngushticën e Hormuzit. Asnjë anije nuk mund të hyjë ose të dalë pa miratimin e Marinës së Shteteve të Bashkuara. Është “e mbyllur fort”, deri në kohën kur Irani të jetë në gjendje të bëjë një MARRËVESHJE!!!’, ka shkruar Trump.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull