Përmbyllet me sukses Panairi i Parë i Librit – Mat (Burrel, 1–2 maj 2026)
Një ngjarje në kuadër të 104 Vjetorit të themelimit të Matit.
Në datat 1 dhe 2 maj 2026, në qytetin e Burrelit u zhvillua me sukses Panairi i Parë i Librit – Mat, një ngjarje kulturore që mblodhi së bashku autorë, botues dhe lexues nga e gjithë Shqipëria, duke e kthyer qytetin në një pikë referimi për librin dhe kulturën.
Gjatë dy ditëve të panairit u organizuan gjithsej 16 veprimtari letrare dhe promovuese, përfshirë takime me shkrimtarë të njohur, promovime librash dhe diskutime mbi krijimtarinë bashkëkohore.
Programi i Ditës së Parë (1 maj 2026) përfshiu takime dhe promovime me emra të njohur të letërsisë shqiptare si Rita Petro, Basir Bushkashi, Namik Dokle, Adi Darsi, Aleksandër Çipa, Esat Ruka, H. Hysuka dhe Fatmir Gjestila, duke kulmuar me prezantime të veprave të reja dhe reflektime mbi krijimtarinë letrare.
Dita e Dytë (2 maj 2026) vijoi me promovime të autoreve dhe autorëve si Elona Basha, Vilma Nika, Viktor Canosinaj, Dilaver Kurti (prezantuar nga Artan Kurti), Isuf Çipi, Rubjana Nika dhe Hasan Pasha.
Në orën 13:00 u zhvillua ceremonia e ndarjes së çmimeve, një moment kulmor i panairit.
Fituesit e çmimeve “Budi” ishin:
• Çmimi “Budi” për Poezinë: Basir Bushkashi, për librin “Zërat e ndjenjave”
• Çmimi “Budi” për Romanin: Namik Dokle, për trilogjinë “Atje ku dielli lind dy herë”
• Çmimi “Budi” Special (In Memoriam): Shkëlzen Zalli, për kontributin e tij të shquar në letërsinë për fëmijë
Juria e çmimeve u kryesua nga Aleksandër Çipa.
Në këtë edicion të parë morën pjesë 14 shtëpi botuese, të cilat kontribuan në pasurimin e programit dhe në krijimin e një atmosfere të gjallë kulturore.
Organizatorët shprehin mirënjohje të veçantë për Bashkinë Mat, për mbështetjen dhe mundësimin e realizimit të këtij aktiviteti, si dhe për të gjithë botuesit, autorët dhe lexuesit që i dhanë jetë këtij panairi.
Ky aktivitet shënon një hap të rëndësishëm për promovimin e librit dhe kulturës në rajon, duke vendosur themelet për një traditë të re letrare në qytetin e Burrelit.
Urime për të gjithë fituesit dhe pjesëmarrësit në Panairin e Parë të Librit – Mat!
Aktiviteti u ndoq me pranine e spikatur te personaliteteve qe nderuan organizimin të tille si: Ambasadori i Republikës së Kosovës Skender Durmishi, Deputeti Bujar Leskaj, Prof. Dr. Bardhosh Gace, Deputeti Agron Malaj, Arta Marku, drejtore e QKLL, Ndue Dedaj, Agron Bala, Fatmir Toci, Irena Toci, Alfred Duka, Esat Ruka, Aferdita Onuzi, Prof. Dr. Etj.
Personalitete te shumte moren pjese dhe gjate ceremonise hapese te Panairit te Librit, ku Qendra e Studimeve Letrare Budi dhe themeluesi i saj Behar Gjoka, ne bashkepunim me partneret vendore ne Mat, organizuan nje ngjarje te shenjuar.
Genuine Effect ishte partneri PR i Panairit nga Qendra e Studimeve Letrare Qendra Shqiptare e Studimeve Letrare “Pjetër Budi”, me kenaqesi ne mbeshtetje te thirrjes per kete ngjarje unike.

