Ish-ministri i Qeverisë së kaluar në Maqedoni merret nga policia

1 Minuta Lexim

Ish-ministri i Bujqësisë dhe deputeti aktual i LSDM-së, Ljupço Nikollovski, u thirr dje në bisedë informative në Sektorin për Punë të Brendshme në Shkup, nën dyshimet për shkelje të Ligjit për Prokurime Publike. Sipas informacioneve paraprake, hetimi lidhet me një tender me vlerë mbi 800.000 euro, të realizuar gjatë kohës që ai udhëhiqte dikasterin e bujqësisë.

Menjëherë pas kësaj, Nikollovski reagoi publikisht duke e quajtur rastin të montuar politikisht për të mbuluar, sipas tij, paaftësinë e qeverisë aktuale. Ai deklaroi se ky është një tentativë për defokusim nga problemet reale të fermerëve, si vonesa e subvencioneve dhe anulimi i thirrjeve për zhvillim rural. Nikollovski mbrojti mandatin e tij, duke theksuar se po sulmohet pikërisht për reformat që mundësuan hapjen e 270 vinarive familjare dhe legalizimin e 4.000 prodhuesve të vegjël të ushqimit, ndërsa hodhi akuza për korrupsion ndaj drejtuesve të rinj të institucioneve bujqësore. (INA)

 

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull