Mesazhi i Besiana Kadaresë pas emërimit “Kalorëse e Urdhrit Kombëtar të Meritës së Republikës Franceze”

1 Minuta Lexim

Nga Besiana Ismail Kadare

Ndihem krenare dhe e nderuar që mora lajmin se jam emëruar Kalorëse e Urdhrit Kombëtar të Meritës së Republikës Franceze.

Ky vlerësim që vjen nga Franca më prek në një mënyrë krejt të veçantë, sepse vjen nga një vend që ka pasur një rol të thellë në formimin tim njerëzor dhe intelektual.

Franca është për mua më tepër se një vend i dashur. Është një atdhe i dytë. Pjesën më të madhe të jetës sime e kam jetuar atje, dhe pikërisht aty janë formuar ndjeshmëria ime, vështrimi im mbi botën, raporti im me lirinë, disa nga miqësitë e mija më të thella dhe një pjesë thelbësore e asaj që jam.

Ka vende që, me kalimin e kohës, nuk janë më të huaja por bëhen pjesë e arkitekturës sonë intime. Edhe kur largohemi, ato vazhdojnë të jetojnë brenda nesh.

Prandaj, ky vlerësim i Republikës Franceze më prek në një mënyrë personale, dhe e marr si një lidhje më shumë mes dy vendeve që, secili në mënyrën e vet, kanë formësuar atë që jam.

Do të kem gjithmonë ndaj Francës një mirënjohje të thellë dhe të qëndrueshme.

 

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull