Sadik Bejko
Ishim sot ne nje takim me poezine e Piro Lolit ne Muzeun historik Kombetar.
Poezite, zgjedhur dhe paraqitur ne skene nga regjisoria Eli Bici, u recituan nga aktoret e shquar te skenes shqiptare Yllka Mujo dhe Bujar Asqeri.
Perjetuam nje atmosfere qe vetem poezia dhe arti skenik mund te ta dhurojne.
Ishte nje dite me stuhi dhe me rrufe por miqte e “vertet” te Pirros kishin ardhur.
Ishte bukur.
Me Pirro Lolin kemi qene kolege ne Universitetin Eqrem Cabej Gjirokaster.. Zonjen e tij, Evanthi Suli, e kam pasur qene shoqe kursi ne Universitet. Njihemi familjarisht.
Ai eshte romancier, tregimtar, eseist dhe poet me mbi 10 vellime poetike.
Nje krijimtari e pasur, por qe dhe ne miqte e tij, nuk e kemi lexuar te gjithen. Tranzicioni ka qene i tille. Shkruan e boton ne vetmi.
Kjo nxjerr si detyre botimin sa me pare prej Pirros te nje libri antologjik me poezi te zgjedhura, liber me poezite me te mira por dhe qe te ravijzojne rrugen e tij krijuese.
Pas ketij takimi, ne biseden me aktorin Bujar Asqeriu, po flisnim per ate qe Pirrua eshte nje poet i mire dhe aq prodhimtar, por jo fort i njohur per lexuesin e poezise.
E thame: ky eshte fati i atyre qe shkruajne dhe botojne nen kete qe e quajme tranzicion.
Fola ne kete takim mbi poezine e Pirro Lolit, dhe si ne cdo rast te tille, feste peruruese e nje jete krijuese, thashe fjale lavderuese, qe Pirua, poet me karriere kaq te gjate, te pasur krijuese, i meriton. Por me shume se fjalet prej miku, Pirro Lolit dhe cdo poeti i duhet vleresimi i ftohte dhe i thelluar i nje studiuesi profesionist.
Ku eshte ky studiues???
Pirro Loli ka nje prurje poetike qe ben vend dhe qe ka peshe ne poezine e brezit te tij. Ai per mbi 50-vjet ka qene me pene ne dore si ai ushtari me pushken mbeshtetur ne faqe… ka zbrazur ne leter vargje te frymezuara, te njoma dhe mjeshterore.
Ngarkuar rende me kete peshe jete, sjelle ne vite, ai i ngjan atij elefantit ne fund te udhetimit; elefant jo nga permasa, nga vellimi, por si cdo i moshuar, vjen me barret e pervojes, me baullet e kriimtarise, me malin e Dhembelit e dheun e Zagories, me vatren e familjes, me femije e me niper, me miq e te aferm…. vjen drejt nesh plot me dinjitet. I fal te gjitha, i dhuron te gjitha.. nuk do t’ia dije per asnjeri. Ai e ka bere detyren. Ka ecur me koken lart permes komunizmit, permes tranzicionit, permes mergimit, permes halleve e gezimeve familjare, pertej semundjeve e pandemive…mes per mes nje kohe qe per njeriun shqiptar ka shenuar me shume sesa fat, nje barre nje mal me veshtires…. fatkeqesi.
Ky ishte ravgimi personal, po dhe ravgimi neper kohe i brezit te tij .
Keto me poshte i kam shkeputur nga nje postim i prof Josif Papagjonit:
“…….eshte nje poet i “vetmuar”, ku brigjet per te njerezit dhe te vertetat gjenden te po ai vete; nje “vetmi” prekese, metaforike, domethenese. Njeriu perballe te tjereve, perballe padrejtesive dhe lendimeve, perballe kujtesave poetike, te delira sa dhe dramatike, lenduese; njeriu perballe shpirtit ezoterik te nenes qe ndante henen copa-copa per te ushqyer femijet rreth sofres se vjeter; femija dhe djaloshi qe ndiqte zogjte e pyllit, behej vete zog e pyll, cicerime e klithme, vaj e gaz, vuajtje e ngashenjim. Pirro Loli ne thelb eshte nje panteist, i shkrire ne gur e ne peme, ne diell e ne blerim, ne bore e ne perrenj, mbi dallge dhe udhetim, ne perpeltjen e jetes dhe paqen e vdekjes.”
Te faleminderit Pirro Loli!
DEMOKRACIA
Të zbetë salloneve të modës, të lodhur metropoleve,
Skenave dhe reklamave me buzkuq të trashë
Më në fund na i kthyen.
Kish gjoks të bukur femre
e flokë të shpupuritur.
Një buzëqeshje i kish ngrirë në fytyrë
Po mishrat e bardha i flakëronin
nën këmishën transparente.
Shkiste majtas e djathtas nëpër rrugët tona me akull
Bërrylat i përplaseshin nëpër mure
E gurët ia gjakosën gjunjët.
E bezdisnin shikimet. Lakmitarët të babëzitur e vrisnin me bisht të syrit si bisha.
Ia grisën fytyrën, ia xhvokshën këmishën, shpatullën e djathtë ia kafshuan. Paska këmbë të bukura, thanë e dikush e propozoi për shtëpi publike. Ajo filloi të buzëqeshë hidhur. Lëpinte plagët, u mbyll e u fsheh në vetvete vetmuar…,
Donte të përqafonte të gjithë njerëzit,
të hynte në të gjitha shtëpitë e shtetit
por nuk kalonte dot matanë rrugës pa semaforë e vija të bardha.
Kish shkruar orarin e pritjes por zyrat e shtetit ishin pa dyer. Dështuan takimet. Vijat e bardha dhe semaforët i thyen. Çdo ditë e çoroditur,
u gjet në mestë rrugës
e braktisur
midis dy fenerëve me valiçe në duar.