Albin Kurti shfryn ndaj BE: Borell hoqi dorë nga propozimi i tij!

2 Minuta Lexim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë fajtor Bashkimin Evropian, saktësisht shefin e diplomacisë së BE-së, Josep Borell, për mos arritje të një marrëveshje këtë të hënë në Bruksel.

Bisedimet dhe propozimi për çështje aktuale, Kurti tha se “nuk është i pranueshëm nëse nuk shoqërohet me atë se për çfarë jemi ftuar palët, dakordimin që me urgjencë të angazhohemi për marrëveshje finale për normalizim të plotë të marrëdhënieve”.

“Në propozimin që na kanë sjellur neve ka qenë edhe afati, marsi i vitit 2023. Ne po vijmë këtu për t’u marrë vesh për marrëveshje që arrihet para marsit. Borell hoqi dorë nga ky afat me keqardhje mund ta them, dhe nga propozimi i BE-së, po them me keqardhje sepse vetëm e kanë propozuar marsin e vitit 2023 dhe gjithashtu propozimi është i BE-së”.

Kurti ka sqaruar edhe se çfarë i ishte thënë në Paris në takim me Borell-in.

“Kur u takuam në Paris, Borell tha se propozimi nuk është franko-gjerman, por i BE-së. Në rregull pra, por sot ai hoqi dorë nga propozimi i BE-së. Unë jam i gatshëm që të vij këtu, të zhvillojë takime, gjithmonë me strukturën dhe rendin e njëjtë. Marrëveshja finale dhe çështje aktuale edhe si puna e këtyre targave, por nuk bën njëra pa tjetrën”.

“Nuk mund të shndërrohemi me liderë që merren me targa e nuk diskutojnë për normalizim të marrëdhënieve, andaj jemi në këtë situatë dhe shpresoj që BE do të gjejë forcën që t’i rri prapa propozimit të vet, për pasojë pas tetë orë bisedime në gjashtë takime nuk kemi ende një marrëveshje”, përfundoi ai.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull