Vrasesi i policeve ne Maliq, me ferme dhe nje perandori edhe pse prej vitesh ne kerkim

2 Minuta Lexim
Nga Xhensil Shkembi
Irritim dhe trishtim
Në Bode të Lozhanit sot u vra polici Enea Mekolli dhe u plagos rëndë Edison Adri, nga Violand Bracellari. Ky i fundit vendoste kamera termike në pemë, stërvitej si ish-ushtarak duke bërë qitje dhe rriste qen duke i stërvitur për sinjalizim.
Ama, përtej ngjarjes së trishtë, më irriton kjo pamje me dron. Kjo është ferma që kishte krijuar autori i vrasjes së sotme. Shikojeni mirë. Gati gati kompleks. 100 lopë.
Kur unë në Vlocisht përpiqem të ndërtoj një kotec pulash, të dyndet policia, IKMT, shteti e bashkia sikur ndërtoj pallat. Kur ai fshatari i shkretë bën një avlli, e ngopin me gjoba.
Si shkuan materialet e ndërtimit aty lart kur Bracellari kishte 10 vite në kërkim? Si e ndërtoi gjithë këtë fermë? Kush ja merrte qumështin? Ku i siguronte lekët një njeri me rrezikshmëri të lartë shoqërore?
Kur e tërhoqi zvarrë në 2024 një person me kalë për 90 minuta dhe i’a dorëzoi policisë, si ka mundësi që policia nuk u mobilizua ta arrestonte? E kam ende denoncimin e Bezhanit që u rrah. Pastaj më kërcënonte mua.
Apo e ndihmoi shteti ta ndërtonte këtë fermë? Do e zbuloj unë, pa merak. Do ua nxjerr qumështin e nënës, për atë nënë që nesër do varrosë për herë të dytë një fëmijë të saj. Të madhin ja mori leuçemia ndërsa të voglin ja mori krimineli.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull