Digjet një makinë me targa serbe pas dështimit të negociatave

1 Minuta Lexim

Një makinë me targa serbe e tipit Chevrolet Captiva është gjetur e djegur pas mesnate në veri të Mitrovicës, një ditë pasi negociatat mes Prishtinës dhe Beogradit dështuan.

Lajmin e ka konfirmuar Besim Hoti, zëvendësdrejtor i Policisë për rajonin e veriut të Mitrovicës. “Makina është djegur në mëngjes, diku mes orës 02:00-05:00 të mëngjesit, është me targa të Serbisë”, tha Hoti.

Portali serb Kossev ka raportuar se pronari i makinës me iniciale N.M e ka konfirmuar vetë se i është djegur makina. Sipas Kossev, ai ka thënë se makinën e ka parkuar aty ku e parkon gjithmonë.

“Nuk u besoja syve kur shkova në punë këtë mëngjes. Pyesja veten nëse ishte makina ime”, ka thënë ai.

Sipas tij, ai nuk ka asnjë konflikt dhe se nuk punon në asnjë institucion publik.

Ditën e djeshme, Kreu i qeverisë së Kosovës, Kurti ka mundur të negociojë duke u dhënë 48 orë kohë para aplikimit të fazës së dytë me 150 euro gjobë, pra ka rënë dakord për propozimin e SHBA-ve.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull