Tensione para Parlamentit, protestuesit qëllojnë me vezë dhe hedhin plehra mbi makinat e deputetëve

1 Minuta Lexim

Protesta e njoftuar ditën e sotme para Parlamentit është shoqëruar sërish me tensione. Disa qindra qytetare, kryesisht te rinj jane grumbulluar ne hyrjen e parlamentit me parrulla dhe me brohoritje antiqeveritare e kunder kryeministrit Rama.

Qytetarët kanë qëlluar me vezë në drejtim të Parlamentit, aty ku po zhvillohet seanca plenare e cila ka nisur që prej orës 10:00.

Po ashtu ata kanë hedhur plehrat mbi makinat e deputetëve të cilat ndodhen të parkuara para institucionit.

Ndërkohë, më herët, grupi i protestuesve që ndodheshin para Parlamentit kanë pritur deputetët, të cilët u futën në sallë për seancën plenare, duke i shoqëruar me thirrjet: “Ju erdhi fundi” dhe “Opozitë e shitur”.

Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën para Parlamentit, ndërsa protestuesit kanë afruar aty edhe një kosh mbeturinash duke shkruar emra deputetësh mbi të.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull