AJO QË DIKUR ISHTE REALITET, SOT ËSHTË NJË ËNDËRR…

2 Minuta Lexim
Nga Kiço Londo-
Dy dekada më parë,në stinën teatrore 2004 – 2005, në Teatrin Kombëtar me seli në Qytezën e Teatrove dhe Institucioneve Kombëtare, fitimi nga të ardhurat e biletave ishte 9.000,000 lekë.
Fondi për projektet ishte 18.000.000 lekë. Kishte paga mujore për 72 veta, shpërblim për krijim të figurës artistike, shpërblim për aktivizimin çdo natë në skenë, shpërblim për periudhën e provave për aktorët e jashtëm, shpërblim për punonjësit e sektorit mbështetës pas çdo premiere të re, shpërblim me 40 orë në muaj për punë mbi orarin zyrtar, shpërblim për 8 marsin, shpërblim në fund të vitit, shpërblim për fëmijët që shkojnë në shkollë, në klasë të parë, ose vit të parë gjimnaz, shpërblim për krijimin e familjeve të reja si dhe shpërblim special për çdo lindje.
Teatri Kombëtar atë kohë, nuk kishte as drejtor, as këshill artistik, por kishte kryeshërbëtor që mbante përgjegjësi për çdo gjë.
Atë stinë u realizuan 8 premiera dhe 5 të tjera e trashëguan nga repertori i stinës së mëparshme.
Atë stinë u dhanë 140 shfaqje vetëm të Teatrin Kombetar, pa llogaritur trupat e tjera. U dhanë 20 shfaqje në turne në Kosovë dhe Maqedoni.
Numri i spektatorëve arriti në 34.000, nga 4300 që ishte në stinën 2001 – 2002. Numri i regjisorëve, skenografëve, kostumografëve dhe aktorëve arriti në 106( trupa kishte vetëm 32 të brëndshëm).
U riftuan në skenë gjithë legjendat e skenës dhe mbi 40 të rinj. 18 aktorë paguheshin më shumë se Kryeshërbëtori i TK, 12 aktorë paguheshin më shumë se një deputet.

Kush e shkatërroi brutalisht atë shkëlqim autentik antisistem në vjeshtën e vitit 2006?…

* (Në foto me Najada Toptani Petrela, vajzën e piktorit dhe skenografit Shadan Toptani që e ktheu Kinema Kosovën në Teatër Popullor.)

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull