UGSH deklarate: Gjuha dhe sjellja e deputetit Braçe, para kamerës dhe gazetarit Rupi, janë të papranueshme

3 Minuta Lexim
Ne nje deklarate te sotme Unioni i Gazetareve Shqiptare denon gjuhen dhe sjelljen ne komunikim te deputetit Erion Braçe ndaj gazetarit te News 24 Marsel Rupi. Ne deklaraten e UGSH thuhet:
Gjuha dhe sjellja e deputetit Braçe, para kamerës dhe gazetarit Rupi, janë të papranueshme
Tiranë 14.07. 2026
Dialogu i papërshtatshëm i deputetit Erion Braçe, dhe komunikimi para kamerës së News 24, ndërsa i drejtohej mikrofoni prej reporterit Marsel Rupi, gjatë ditës së martë datë 14.07.2026, përbën rastin se si një përfaqësues parlamentar nuk duhet të shkelë etikën dhe të respektojë intervistuesin e një media informative.
Gjuha dhe sidomos nervozizmi komunikues i deputetit Braçe, ndërsa gjendej para kamerës dhe mikrofonit me logo, si dhe gjesti shtytës ndaj intervistuesit, janë rast i shkeljes së çdo kodi për komunikim publik dhe sidomos prej një të zgjedhuri politik.
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë e dënon këtë sjellje dhe kërkon nga ish gazetari Erion Braçe, tashmë deputet me përvojë në tri dekada, të reflektojë ndaj kësi shfaqjesh dhe komunikimesh që marrin hapësirën e një incidenti dhe krijojnë kontestim nga opinioni i shëndoshë publik.
Këto lloj reagimesh me gjuhë nervoze dhe stigmatizuese para kamerës së gazetarit, marrin vlerën e një agresioni verbal që vjen prej një përfaqësuesi politik. Tek e fundit, ai pasazh i publikuar tashmë në shumë media dhe online, merr funksionin e një ilustrimi të marrëdhënies problematike komunikuese të një parlamentari me gazetarët, para institucionit më të lartë të vendit që është Kuvendi i Shqipërisë.
Është në nderin e deputetit të reagojë qoftë edhe me një ndjesë, në adresë të gazetarit që këmbënguli përmes pyetjeve të veta, të merrte një përgjigje.
Korrektesa komunikuese dhe sidomos përgjigjet e një përfaqësuesi me mandat parlamentar janë detyrim etik, ligjor dhe kushtetues. Për deputetin në fjalë që ka qenë edhe pjestar i Komisionit parlamentar për edukim dhe Informim, kësi episodesh dhe skenash janë të pahijshme dhe ekspozojnë imazhin real për mosrespektim të lirisë së medias në këtë vend.
Zyra Informuese

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull