Greqia pushtohet nga zjarret.Kryeministri Kyriakos Mitsotakis: Po vinë ditë të vështira!

2 Minuta Lexim

Zjarre te njepasnjeshme ndizen ne pika te ndryshme te Greqise. Ne ida ishuj dhe ne dhjetra hektare pyje shkrumbi po ben “ligjin”. Ndërsa temperaturat e larta, thatësira dhe erërat e forta kanë krijuar kushte të rrezikshme në disa zona të vendi, per t’i bere edhe me te frikshme pasojat.

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka paralajmëruar se situata mbetet kritike dhe se ditët e ardhshme pritet të jenë veçanërisht të vështira për shkak të përhapjes së vatrave të zjarrit.

Sipas tij, vendi po përballet me “kushte ekstreme të motit”, ndërsa erërat që kanë arritur deri në 100 kilometra në orë po vështirësojnë ndjeshëm përpjekjet e autoriteteve për kontrollin e flakëve.

“Ka momente kur fuqia e natyrës dhe intensiteti i fenomeneve tejkalojnë çdo planifikim njerëzor dhe çdo kapacitet operacional”, deklaroi Mitsotakis në një reagim të publikuar në rrjetet sociale.

Zjarret nuk kanë prekur vetëm Greqinë. Prej mesit të korrikut, vatra të mëdha zjarri janë regjistruar edhe në Francë, Spanjë dhe Portugali, duke detyruar qindra mijëra persona të largohen nga zonat e rrezikuara.

Në Spanjë, autoritetet kanë paralajmëruar se sezoni i këtij viti është ndër më të rëndët e regjistruar ndonjëherë. Të dhënat europiane tregojnë se mbi 200 mijë hektarë tokë janë përfshirë nga zjarret gjatë vitit 2026, një shifër disa herë më e lartë se mesatarja e viteve të fundit për të njëjtën periudhë.

Ndërkohë, në Francë, një zjarr masiv në rajonin e Gironde u cilësua nga presidenti Emmanuel Macron si një ngjarje “e paprecedentë”, për shkak të përmasave dhe vështirësisë së përballimit të tij.

Edhe Mbretëria e Bashkuar është përballur me një numër të lartë vatrash zjarri, në një situatë që ekspertët e lidhin me ndikimin e temperaturave ekstreme dhe periudhave të gjata pa reshje.

Europa vijon të përballet me një verë të vështirë, ku zjarret pyjore po shfaqen gjithnjë e më shpesh dhe me intensitet më të madh.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull