Nga Fahri Musliu-
Ka disa javë që një pjesë e madhe të opinionit botëror e veçmas atë shqiptarë e ka përfshirë euforia e filmit ODISEA, sipas epit të (modernizuar) të Homerit, të regjisorit Krostofer Nalon me rolet kryesore Met Dejmon (Uliksi) dhe En Hatavej (Penelopa). Janë shkruar e po vazhdojnë të shkruhen analiza të shumta lavdëruese e kritike nga personalitete të njohura edhe të filmit edhe të letërsisë. Me këtë rast po bëhen edhe krahasime midis serisë televizive ODISEA të RAI Uno, nga viti v968, të kryeregjisorit Franko Rosi dhe aktorët në rolet kryesore Bekim Fehmiu (Uliksi) dhe Irene Papas (Penelopa). Meqë filmin nuk e kam shikuar, por nga kureshtja kam lexuar me qindra mendime e analiza kritike profesionale dhe kam ardhur në përfundimin (jo emocional) se filmi i Nalon me teknologji supermoderne dhe buxhet marramendës nuk është as afër serisë televizive të Rosit e veçmas dy aktorët kryesor sepse shumica e kritikëve konstatojnë se Bekim Fehmiu (Uliksi) dhe Irene Papas (Penelopa ) janë të pa zëvendësueshëm.
Këtu pos tjerash do ta veçoja analizën shumë profesionale, përmbajtësore e objektive të shkrimtarit Ben Blushi, si mbi epin e regjisorin ashtu edhe mbi dy aktorët kryesor Danon dhe Fehmiu, ku Blushi shkrimin e gjatë e përmbyll me këtë fjali:
(…) Prandaj Bekim Fehmiu është Odisea më i vërtetë që kemi parë. Ai është Odisea.
Nisur nga ky interesim kaq i madh i opinionit shqiptarë për filmin, u propozoj dy televizoneve publike të Kosovës –RTK dhe të Shqipërisë –RTSH, që ta shfaqin serinë televizive ODISEA, me 8 episode, të vitit 1968, që publiku i gjer, përfshirë ata që e kanë shikuar filmin të krahasojnë këta dy variante , e veçmas gjeneratat e mesme dhe të reja që nuk kanë pas rast ta shohin këtë seri televizive me aktorin Bekim Fehmiu kur edhe ju hapën dyert e Holivudit dhe u bë aktor/artist me famë botërore. Kjo është edhe dëshira e shumicës së qytetarëve të Kosovës me të cilët kam biseduar por edhe e mërgatës shqiptare.
RTK edhe dy herë radhazi, më 2021 dhe 2025 i kam propozuar ta shfaq serinë televizive Odisesu në përvjetorët e lindjes dhe të vdekjes së Bekimit, madje e kam lutur edhe ish ministrin e kulturës të Kosovës H. Çekun por thjeshtë propozimin e kanë injoruar si edhe shumë projekte tjera nga Ministria e Kulturës. Të dy televizionet publike e kanë edhe obligim kombëtar dhe shtetëror që ti kultivojnë dhe afirmojnë figurat e njohura me reputacion ndërkombëtar. Kurse Bekimi është shqiptari më i njohur në botë gjatë shekullit të 20 e deri më sot.

