Nga Klara Stefanidhi
Dhuna digjitale dhe ndikimi i saj tek rritja e rasteve të bullizimit në ditët e sotme janë bërë gjithnjë e më të ndërthurura, pasi kjo dhunë përfshin fyerjet, kërcënimet, poshtërimin, përhapjen e fotove ose videove pa leje, përjashtimin nga grupet online, krijimin e profileve false dhe forma të tjera të agresionit përmes rrjeteve sociale, aplikacioneve të mesazheve dhe platformave online.

Gjatë disa takimeve “Open Days” në Gjirokastër dhe Tepelenë në kuadrin e Programi “Forcimi i Policimi në Komunitet në Shqipëri” financuar nga Qeveria e Suedisë dhe zbatuar nëprmjet projektit për parandalimin e bullizmit “Nga ndërgjegjësimi te veprimi: Parandalimi i kulturës së bullizmit në shkolla dhe në Komumitet”, që zbatohet në Qarkun e Gjirokastrës nga Qendra Kulturore Mediatike Antigonea, me mesues, prindër, nxënës dhe përfaqësues të policisë në këto dy qytete. folësit e përfshitë në debat pohuan se dhuna digjitale ka ndikimin e të fortë dhe të drejtpërdrejt në rritjen e rasteve të bullizmit në shkolla.
“Bullizimi nuk mbaron më në oborrin e shkollës. Një fëmijë që bullizohet në klasë, mund të vazhdojë të sulmohet edhe në shtëpi, përmes telefonit. Kjo e bën viktimën të ndihet sikur nuk ka më një hapësirë të sigurt. Një fyerje apo video poshtëruese që dikur mund ta shihnin disa nxënës, sot përmes rrjetëve sociale mund të shpërndahet te qindra apo mijëra persona brenda pak minutash” nënvizon me shqetesim Manjola Haska, drejtore e shkollës 9 vjeçare “Avni Rustemi” në Tepelenë. Sipas mësuesve, fëmijët mund të bëjnë online gjëra që ndoshta nuk do të guxonin t’i bënin ballë për ballë. Profilet false dhe llogaritë anonime e bëjnë edhe më të vështirë identifikimin e autorit.

Për nxënësen Livia Kërçani nga shkolla “Sali Nivica” në Tepelenë, edhe fshirja e profileve, mesazheve false nuk mjafton, pasi në rrjet mbetet përmbajtja e tyre, e cila mund të jetë kopjuar, fotografuar ose rishpërndarë. Kjo mund ta zgjasë shumë vuajtjen e viktimës së përgojuar”. Kësisoj, “pëlqimet” dhe shpërndarjet, mund ta kthejnë agresionin në spektakël. Në disa raste, reagimet e të tjerëve e shpërblejnë autorin me vëmendje dhe e nxisin atë të vazhdojë. Kufiri midis bullizimit dhe dhunës digjitale në këto raste bëhet i paqartë. Një konflikt që nis në shkollë mund të vazhdojë në TikTok, Instagram, WhatsApp apo platforma të tjera dhe anasjelltas.
Por ka edhe një problem më të thellë, për shefin e rendit në Komisariatin e Policisë Tepelenë Klaudio Mixha, kur dhuna digjitale nuk dëmton vetëm viktimën. Ajo mund të ndryshojë edhe mënyrën se si fëmijët mësohen ta perceptojnë dhunën. “Sepse në praktikën tonë të parandalimit të bullizmit në shumë raste fyerja, tallja, turpërimi dhe ekspozimi publik në mënyrë të përsëritur shihen si “argëtim” dhe kufiri moral midis shakasë dhe dhunës në këto raste mund të zbehet”. Prandaj, një nga sfidat më të mëdha është t’u mësojmë fëmijëve se një veprim qoftë edhe në formë shakaje nuk bëhet më pak i dhunshëm vetëm sepse kryhet me humor fyes.
Në fakt pothuasje të gjithë aktorët parandalues të bullizmit e pranojnë se teknologjia digjitale rrezikon dhe mund t’i japë bullizimit shpejtësi, publik, anonimitet dhe jetëgjatësi, që janë katër elemente të cilët e bëjnë atë potencialisht shumë më të rëndë se bullizimi tradicional. Debati publik apo aktivitetet me të rinjtë, mund të ndihmojë shumë nëse kthehen në faktorë të fuqishëm publicistik, me titull, argumente, shembuj konkretë dhe një përfundim që të përcjellë një mesazh të fortë për prindërit, shkollën dhe shoqërinë.
Gjatë ditëve të hapura në Gjirokastër dhe Tepelënë, pjesëmarrësit në debate bënë edhe një dallim të qartë dhe shumë të rëndësishëm, sepse sipas tyre pasojat më ekstreme të bullizimit digjital nuk janë vetëm psikologjike, sepse në rastet më të rënda mund të çojnë në vetëdëmtim, tentativa vetëvrasjeje dhe tragjikisht edhe në humbje jete. Natyrisht kjo nuk do të thotë se çdo rast bullizimi çon në këto pasoja, por rreziku bëhet serioz kur dhuna është e vazhdueshme, publike dhe fëmija mbetet i izoluar.
Me shumë interes për publikun e gjerë ishtë edhe referimi i debatit në disa raste konkrete dhe në të dhënë shumë domethënëse dhe aktuale. Në nëntor 2025, UNICEF në Shqipëri publikoi rezultatet e një studimi kombëtar me mbi 850 të rinj në dhjetë qytete. Sipas këtij studimi, një në pesë të rinj shqiptarë kishte përjetuar ngacmim online. Pothuajse një e katërta e incidenteve përfshinin autorë anonimë ose profile false. Edhe më shqetësuese akoma ishte fakti që rreth 85% e fëmijëve rrallë ose kurrë nuk flisnin me prindërit për abuzimin online dhe mbi 92% thanë se nuk ndiheshin në gjendje t’u drejtoheshin mësuesve.
Gjatë diskutimeve në ditët e hapura në Gjirokastër, mësuesit, prindërit dhe përfaqësuesit e policisë janë ndalur të dy raste konkrete shumë të rënda të ndodhura dy nxhënësve të Gjimnazit “Sirri Shapllo”. Për Oltiana Nanon, inspektore e policisë në Komisariatin e Policisë Gjirokastër: “Këto dy raste ekstreme që kaluan në vetëvrasje, na treguan se parandalimi duhet vleresuar shumë seriozisht, se lufta jonë e përbashkët është kaq të rëndësishme dhe se dhuna digjitale mund të jetë fillimisht një fyerje, tallje apo kërcënim pas ekranit, por pasojat e saj mund të dalin shumë shpejt nga nga kontrolli”. Nga bullizimi rutinë, nga humori dhe ngacmimi i thjeshtë rutinor online, situate degjeneron deri te pasojat më tragjike.
Takimet e hapura ne Gjirokaster e Tepelenë krijuan një opinin të gjerë për domosdoshmërinë e një kthese më të dobishme dhe më konstruktive në punën dhe aktivitetin parandalues duke u ndalur jo vetëm në rastet me pasojat tragjike, por sidomos në rastët në dukje rutinore por me rrezikshmëri të lartë për të arthmen. Pyetja kryesore që mbetet dhe kërkon përgjigje është: Çfarë duhet të bëjë shoqëria përpara se një fëmijë të bëhet viktimë? Emëruesi i përbashkët i pjesëmarrësve në debat ishte se për domosdoshmërinë masave më efikase që duhen marrë nga të gjithë aktorët për të ndërtuar një zinxhir përgjegjësish, ku shteti, shkolla, familja, policia dhe shoqëria civile ntë veprojnë në mënyrë të koordinuar.

Gjirokastër Gusht 2026