Analisti: Serbët kanë masakruar në dekada shqiptarët e Kosovës, BE po u jep krah Vuçiçit dhe ekstremistëve

2 Minuta Lexim

Analisti dhe aktivisti malazez Ljubomir Filipović, një njohës i mirë i Ballkanit, Kaukazit dhe Azisë qendrore, në një mesazh në profilin e tij Twitter, që ka shkaktuar reagime të forta, shkruan se Kosova ishte nën një administrim të stilit kolonial nga Serbia që nga viti 1912, dhe në Beogradin e viteve ‘80 futi aparteidin e stilit rodezian në të cilin kryetarët e komunave, drejtorët e shkollave, gjyqtarët, oficerët e policisë, nëpunësit publikë rekrutoheshin pothuajse ekskluzivisht nga komuniteti serb.

Ai shton se administrata e Serbisë në Kosovë përfundoi me krime lufte dhe spastrim etnik. Duke shtuar se deri në moshën 14 vjec ai i ka kaluar pushimet në Kosovë, duke vizituar familjen dhe miqtë e mi serbë. Ndërsa sot, thekson ai më tej, shikon se si homogjenizohet dhe zemërohet shoqëria serbe me Albin Kurtin, të cilin edhe liberalët në republikën serbska po e quajnë tani “fashist” dhe “ekstremist”. Pikërisht djaloshi që u burgos nga regjimi i Millosheviçit për pjesëmarrje në lëvizjen protestuese të Kosovës në vitet 1990.

Sipas tij aktualisht po normalizohen sërish të njëjtat narrativa agresive të viteve ‘90 dhe qetësia ndaj Vuçiç që vjen nga Perëndimi, veçse po i ndihmon një ambienti të tillë.

“Për t’iu kundërvënë kërcënimeve të stabilitetit dhe sigurisë nga dominimi i pakontrolluar dhe në rritje i rolit agresiv të Serbisë në politikën rajonale – Do të ishte shumë e dobishme nëse krijonim urë apolitike dhe të shoqërisë civile midis Prishtinës, Podgoricës dhe Sarajevës”, përfundon ai.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull