Ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Eric Wendt, është takuar me drejtuesin e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK), Klodian Braho, dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) ku në fokus të diskutimeve ka qenë lufta kundër krimit transnacional, trafikut të narkotikëve dhe migracionit të paligjshëm.
Përmes një reagimi, Ambasada e SHBA-së në Tiranë thekson se këto janë ndër përparësitë kryesore të administratës së Presidentit Donald Trump.
Gjatë takimit me drejtuesit e SPAK-ut, ambasadori Wendt ka diskutuar, sipas ambasadës, “rolin vendimtar të institucioneve të pavarura” në përballimin e këtyre sfidave.

