Presidentja e re e Kosoves merr urime te shumta. Kryeministri Kurti pas ceremonise: “Kemi shumë punë përpara”

5 Minuta Lexim

Presidentja e re e Kosoves ka marre me shpejtesi urime te shumta nga perfaqesues dhe subjekte politike si dhe krere shteterore nga rajoni dhe bota.

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se pas zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës Presidente e Republikës së Kosovës, vendi ka përpara punë të shumta dhe projekte të reja, duke e cilësuar zgjedhjen e saj si lajmin më të gëzueshëm jo vetëm të muajit tetor

Kurti ka thënë se tash fokusi duhet të jetë në stabilitetin institucional dhe në vazhdimin e projekteve të nisura, si dhe në fillimin e projekteve të reja.

“Tash kemi shumë punë përpara, stabilitet institucional me projekte të panumërta, edhe ato që kanë nisur më herët edhe ato që i fillojmë tani. Dhe posa u përshëndetëm sot përsëri, kemi presidente të re të Republikës dhe ky është lajmi më i gëzueshëm jo vetëm i tetor 2026”, tha ai para gazetarëve.

Kush eshte Presidentja e re e Kosoves

Justina Shiroka Pula është zgjedhur presidente e Kosovës më 7 tetor, pas një marrëveshjeje të minutës së fundit mes Lëvizjes Vetëvendosje në pushtet dhe Partisë Demokratike të Kosovës në opozitë.

Votimi i fshehtë nisi vetëm gjashtë minuta para mesnatës së 6 tetorit, kur skadonte afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit, por përfundoi pas këtij afati. Deputetët synonin të shmangnin shpërndarjen automatike të Kuvendit dhe zgjedhjet e tjera të parakohshme.

Ajo u zgjodh qysh në rundin e parë të votimit, me 81 vota për.

Shiroka Pula, 72 vjeçe, u betua si presidente para deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe tha se e pranon “me përgjegjësi” detyrën e re.

“Ky mandat nuk i përket vetëm një personi, por qytetarëve dhe shtetit”, tha ajo në fjalimin e saj para deputetëve.

Ajo u zotua se do të jetë presidente e të gjithë qytetarëve dhe se do ta mbrojë Kushtetutën, interesin e republikës dhe interesat e qytetarëve të Kosovës.

Si u hap rruga për zgjedhjen e Shiroka Pulës presidente?

Kundërkandidatja e saj, Eliza Hoxha, e mori një votë, ndërsa dy vota ishin të pavlefshme.

Meqë ajo u zgjodh zyrtarisht 13 minuta pas mesnatës, kur kishte skaduar afati kushtetues, zgjedhja e saj mund të përballet me sfida ligjore.

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi [IKD] tha për Radion Evropa e Lirë se nuk është e rëndësishme se kur ka nisur procedura, por ajo duhet të përfundojë brenda afatit të përcaktuar nga Kushtetuta.

“Çdo emërim pas datës 6 tetor është kundërkushtetues. Pasoja që Gjykata Kushtetuese e lidh me dështimin për ta zgjedhur presidentin deri më 6 tetor, është shpërndarja e Kuvendit sipas nenit 82 të Kushtetutës”, tha Miftaraj.

Sipas tij, Gjykata Kushtetuese mund ta vlerësojë kushtetutshmërinë e zgjedhjes së presidentes pas skadimit të afatit vetëm nëse një palë e autorizuar e dërgon çështjen në këtë gjykatë.

Shkollimin fillor dhe të mesëm e përfundoi në Prishtinë, ku më 1976 diplomoi në Fakultetin Ekonomik. Studimet pasuniversitare në fushën e teorisë dhe politikës së zhvillimit ekonomik i përfundoi më 1984 në Zagreb, ndërsa doktoroi në Universitetin e Prishtinës me tezën “Investimet demografike dhe zhvillimi ekonomik i Kosovës”.

Shiroka Pula ka punuar në Bankën Popullore të Kosovës, ndërsa më 1978 nisi karrierën si ligjëruese në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës.

Sipas biografisë së saj në ASHAK, ajo ka ndjekur edhe studime pasdoktorale në Universitetin e Lincit në Austri dhe në Universitetin e Arizonës në Shtetet e Bashkuara.

Nga viti 2008 deri më 2011, ajo ishte ministre e Energjisë dhe Minierave nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ndërsa nga viti 2011 deri më 2014 ishte deputete e kësaj partie në Kuvendin e Kosovës

Pas luftës, ajo u angazhua edhe në shoqërinë civile, veçanërisht në fuqizimin e grave, barazinë gjinore dhe zhvillimin e bizneseve dhe ndërmarrësisë.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull