Nje dite e ngjeshur politike dhe e trazuar eshte ne Tirane dhe konkretisht ne KUvendin e Shqiperise dhe mjedisin perreth ku qytetaret dhe opozita po zhvillojne proteste dhe perplasje me policine per shkak te refuzimit te projektligjit per reformen e re admuinistriative dhe kerkesen e qytetareve protestues per doreheqjen e kryeministrit dhe qeverise Rama.
Ne kushtet e protestes se paralajameruar te qytetareve dhe te opozites se drejtuar nga PD, ka nisur punimet seanca e Kuvendit te Shqiperise.
Se pari, grupi parlamentar i PS-se ka zhvilluar nje mbledhje me kryetarin e saj, kryeministrin Edi Rama. Ne fjalen e vet para deputeteve socialiste, kryeministri Rama e ka konsideruar vendim politik votimin e kesaj reforme. Ne perfundim te mbledhjes grupi parlamentar të PS eshte drejtuar në sallën e Kuvendit. “Kush nuk voton reformën territoriale sot le të iki”, citohet të jetë shprehur Edi Rama. Nderkohe burime te mediave shprehen se edhe deputeti Vullnet Sinaj i cili e kishte refuzuar zhberjen e Bashkise se Selenices, mesa duket pas ketij vendimi te grupit , pritet te ndryshoje qendrim, duke respektuar vendimin politik te partise. Nderkohe qe mbetet per t’u pare qendrimi i deputetit Erion Brace, i cili gjithashtu eshte shprehur kunder.
Socialistet mund të sigurojnë 84 votat e nevojshme me mbështetjen e PSD-së.
Ne nisje te seances, kryetari i PD-se Sali Berisha kërkoi në Kuvend heqjen nga rendi i ditës të projektligjit për reformën territoriale, duke e cilësuar atë armiqësor ndaj qytetarëve. Kreu i PD, Sali Berisha propozoi mbajtjen e një referendumi, në mënyrë që të jenë qytetarët ata që vendosin. Ai u shpreh se :” Në rast se ka mbetur një nanogram në thellësitë, në labirintet e ndërgjegjes suaj të mykur, një nanogram pro qytetarëve, detyrimeve që kemi ndaj tyre, hidheni poshtë këtë projekt si një projekt armiqësor ndaj tyre. Hidheni poshtë këtë projekt, për të cilin nuk ka qytetar shqiptar, i çdo bindjeje politike, që voton. Hidheni poshtë dhe të vendosim sot të shkojmë në referendum, të pyesim qytetarët për një proces madhor që, mbi të gjitha, ka të bëjë me jetesën e tyre aty ku janë, me shërbimet e tyre, me të ardhmen dhe zhvillimin e komuniteteve kudo që janë. Hidheni poshtë dhe të shkojmë në referendum me dy variante. Cilin variant të votojnë qytetarët, atë të votojmë dhe ta sanksionojmë këtu!”
Nderkaq veç këtyre zhvillimeve, rendi i ditës është mjaft i ngjeshur, me 4 interpelanca, një me kërkesë të PD për ministrin e Brendshëm lidhur me proporcionalitetin e reagimit të policisë ndaj protestuesve. Dy të tjera, një e kërkuar nga socialisti Ermal Pacaj dhe një nga kreu i grupit të PL, Tedi Blushi, i drejtojnë pyetje ministrit Enea Karakaçi për autostradën Milot-Balldre dhe TEC-et lundruese në Vlorë, ‘Tigri 1’ dhe ‘Tigri 3.’

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi iu përgjigj Taulant Ballës për reformën territorial. Bardhi tha se bashkitë janë lënë pa kompetenca dhe financime, ndërsa akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka ushtruar presion ndaj deputetëve të PS-së në mbledhjen e grupit për të votuar pro draftit.
“Fjalim si ai i vitit 2015. Po bëjmë reformë territoriale, do t’i japim më shumë kompetenca e para pushtetit lokal, do të ofrojmë më shumë shërbime. Por se çfarë ndodhi, e dinë shqiptarët pas 10 viteve. Shërbimet nuk shkuan, u nis autobusi për jashtë vendit. Bashkitë u lanë pa kompetenca, pa financime dhe, në fakt, kryetar bashkie u bë ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës.
Ai është kryetari i të gjitha bashkive të Republikës. Ai jep lejet e ndërtimit, vendos ku do të shkojnë fondet, ku do të ndërtohet qendra e qytetit. U bë de facto kryetar i 61 bashkive.
Shoh këtu një kolege, solli një platformë me 10 pika që duhet të dëgjojmë qytetarët, pse nuk dëgjon sot qytetarët?
Patjetër që kjo do të votohet. Ju sollët një njeri që njeh kodin mafioz, kërcënoi deputetët tuaj. I kujtoi ata që kanë shumë për të humbur dhe ndërruan Qëndrim”, tha Bardhi.
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla tha se socialistët e kanë marrë miratimin e qytetarëve për reformën territoriale në zgjedhjet e 11 majit, pasi ishte pjesë e programit të tyre elektoral. Balla theksoi se drafti do të votohet sot, ndërsa ftoi opozitën të pranojë ngritjen e një komisioni të posaçëm për kompetencat që do t’u transferohen bashkive.
“Ne e kemi marrë dakordësinë më 11 maj, se kjo pikë ka qenë pika e parë e programit tonë, Shqipëria 2030. Shqiptarët na dhanë 83 mandate për ta çuar përpara këtë reformë. Ftesa ime nuk është të mos diskutojmë. Ne do ta diskutojmë dhe do ta votojmë sot këtë pikë të rendit të ditës. Ftesa ime është t’i përgjigjeni ofertës që ju bëra një javë më parë. Javën e ardhshme të ngremë Komisionin e Reformës Territoriale, jo për ndarjen, por për pjesën e kompetencave. Nëse qeshni, e sa herë ju kam parë të qeshni e të zgërdhiheni si sot, unë po ju them: keni një javë kohë që të mendoni, që të vini për pjesën e kompetencave.
Kjo sot do të votohet. Deri të enjten tjetër mendohuni, bëni gati propozimet. Jemi gati t’u transferojmë bashkive të reja kompetenca, pasi sot ato bashki që shkrihen nuk i kryejnë këto funksione. Votojmë kundër kërkesës”, tha Balla.
Kreu i grupit parlamentar të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi kërkoi nga foltorja e Kuvendit tërheqjen e menjëhershme të draftit të PS-së për reformën territoriale. Blushi e cilësoi projektligjin antikombëtar dhe shpopullues, ndërsa tha se vota e çdo deputeti do të përcaktojë nëse ai është patriot apo tradhtar.
“Drafti antikombëtar, shpopullues, që gjoja e keni servirur si reformë territoriale. Sot është ditë historike, ku sytë e shqiptarëve janë drejtuar nga kjo sallë. Sot është dita kur çdo deputet do t’i vendosë damkën vetes, sepse çdo qëndrim dhe çdo votë e tij sot do të marrë një emër: patriot ose tradhtar.
Kjo seancë sot ka vetëm një rend dite: tërheqjen urgjente të këtij projekti kriminal, që nuk synon asgjë tjetër veçse shkombëtarizimin dhe zhbërjen e Shqipërisë”, tha Tedi Blushi.

