Protestat vazhdojnë. Shtohen episodet e dhunes mbi institucione dhe biznese private

2 Minuta Lexim
Protestat vazhdojnë  te ashpra ne Tirane. Pas tubimit para Ministrise se Arsimit, dhe perpjekjeve te policise per t’i shperndare, protestuesit kane marshuar pergjate RRuges se Durresit, duke kryer here pas here shperthhime dhe hedhje mjetesh piroteknike. Me pas ata jane drejtuar drejt Bulevardit “Deshmoret e Kombit” ku here pas here kane pasur perballje me forcat e policise dhe mjetet ujehedhes te saj.
Nderkohe sipas raportimeve te mediave protestuesit e mireorganizuar japin shenja per pergatitje te episodeve te dhunshme… Rreth ores 14.00 protestuesit kane sulmuar Gjykaten e Apelit ne Tirane ku pas shkaterrimit te portes hyrese kane thyer xhamat dhe kane demtuar stendat njoftuese te institucionit.
Aktualisht protestat me vijuese shenohen ne Tirane, Vlorë e Lezhë… Intensiteti dallon nga qyteti në qytet.
Kryeministri Rama u ka premtuar policëve që marrin pjesë në shpërndarjen e protestave nga 2500 euro. Disa analistë e quajnë këtë premtim të Ramës si nxitje të policisë që të përdorë edhe më shumë dhunë. Ndërsa ai flet për vendosmëri në mbrojtjen e rendit. Ai kërcënoi pjesëmarrësit e protestave si dhe prindërit e të rinjve të përfshirë në dhunë…
Rama ka anuluar sot vizitën e parashikuar në Austri, ku ishte parashikuar të takohej me kancelarin federal Christian Stocker.
Anulimi i vizitës vjen në një moment të tensionuar politik në Shqipëri.
Lideri i opozitës Sali Berisha ka kërkuar dorëheqjen e Ramës dhe largimin e tij të menjëhershëm nga pushteti. Ai tha se pas largimit të Ramës nuk do të kishte vakuum pushteti.
Sot ka pasur regime edhe nga Parlamenti Evropian që ka dënuar dhunën ndaj studentëve dhe të rinjve.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull