Vdes në spital terroristi polak, autori i sulmit të përgjakshëm në Krakovë

4 Minuta Lexim

Nga Enver Robelli-

Dy ditë pas të shtënave vdekjeprurëse në Krakovë të Polonisë, ka vdekur edhe autori i sulmit. Michał Oksiński, 24 vjeç, ndërroi jetë të hënën në mëngjes në spital, ku ishte dërguar me plagë të rënda nga shkëmbimi i zjarrit me policinë, njoftojnë mediat polake dhe gjermane.
Të shtunën pasdite, ky terrorist kishte hyrë me veturë në sheshin kryesor të Krakovës dhe kishte qëlluar mbi kalimtarët. Gjashtë persona u vranë dhe 15 të tjerë u plagosën. Gjatë arratisjes, 24-vjeçari hapi zjarr edhe ndaj policëve, duke plagosur rëndë dy prej tyre. Ai vetë u qëllua gjatë shkëmbimit të zjarrit.
Ndërkohë, në qytetin e tij të lindjes, Ostrowiec Świętokrzyski, hetuesit kanë zbuluar edhe një tragjedi tjetër: në një banesë janë gjetur të vrarë babai, nëna dhe motra e tij.
Policia ende nuk ka sqaruar motivet e sulmit dhe as rrethanat e vdekjes së autorit. Hetuesit duhet të zbardhin gjithashtu se çfarë kishte ndodhur në banesën e familjes para sulmit.

“Nuk marr robër”/ Simboli rrëqethës me skeletin dhe zemrën e gjakosur që mbante 24-vjeçari në Krakov, çfarë zbuloi policia për autorin e masakrës

Autoritetet polake kanë zgjeruar hetimet edhe në aktivitetin online të 24-vjeçarit, duke analizuar rrjetet sociale, komunikimet dhe grupet ku ai mund të ketë qenë pjesë.

“Nuk marr robër”/ Simboli rrëqethës me skeletin dhe

Pamje

POLONI– Një emblemë me simbolikë të frikshme, që paraqet një skelet, një zemër të shpuar me heshtë dhe pika gjaku, është kthyer në një nga elementet që po hetohen nga autoritetet polake pas sulmit të përgjakshëm në Krakov.

24-vjeçari që dyshohet se kreu sulmin mbante në veshjen e tij simbolin e lidhur me flamurin e piratit famëkeq Edward Teach, i njohur si Blackbeard (Mjekra e Zezë). Emblema shoqërohet me shprehjen “Unë nuk marr robër” dhe sipas mediave polake, autoritetet po përpiqen të zbulojnë nëse ajo lidhet me bindjet dhe motivet e të riut.

Sipas traditës, ky simbol përdorej nga piratët për të terrorizuar kundërshtarët dhe për t’i detyruar të dorëzoheshin pa rezistencë. Skeleti lidhet me vdekjen, ndërsa heshta që shpon zemrën dhe pikat e gjakut simbolizojnë dhunën dhe mungesën e mëshirës ndaj armikut.

Në kulturën ushtarake moderne, versione të kësaj embleme janë përdorur edhe nga pjesëtarë të njësive speciale amerikane SEAL, si dhe nga luftëtarë të huaj në Ukrainë. Megjithatë, deri më tani nuk ka prova se mbajtja e këtij simboli dëshmon përkatësi të autorit në ndonjë organizatë të caktuar.

Hetuesit kontrollojnë aktivitetin e tij në internet

Autoritetet polake kanë zgjeruar hetimet edhe në aktivitetin online të 24-vjeçarit, duke analizuar rrjetet sociale, komunikimet dhe grupet ku ai mund të ketë qenë pjesë.

Sipas mediave, në hetim janë përfshirë edhe specialistë të krimit kibernetik, të cilët po kërkojnë të dhëna për pikëpamjet e tij dhe nëse kishte shfaqur më parë shenja të radikalizimit.

 

Gjashtë viktima nga sulmi, gjenden të vrarë edhe prindërit dhe motra e autorit

Ndërkohë, bilanci i sulmit në Krakov është tragjik. Gjashtë persona humbën jetën, mes tyre një shtetas britanik, ndërsa 16 të tjerë mbetën të plagosur. Mes të plagosurve ka shtetas nga Austria, Britania e Madhe, Gjermania, Portugalia dhe Rusia, si dhe dy efektivë policie.

24-vjeçari u plagos rëndë nga të shtënat e policisë dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale, ndërsa gjendja e tij shëndetësore raportohet kritike.

Por një tjetër zbulim tronditës u bë në banesën e familjes së tij, në qytetin Ostrowiec Świętokrzyski. Atje u gjetën të pajetë babai 53-vjeçar, nëna 52-vjeçare dhe motra 21-vjeçare e të riut. Të tre kishin plagë të shkaktuara nga armë zjarri.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull