Mori nënshtetësinë shqiptare, Dua Lipa: Gëzim i papërshkrueshëm dhe një nder i madh

1 Minuta Lexim

Ylli i muzikës botërore, Dua Lipa zotëron tashmë edhe nënshtetësinë shqiptare. Këngëtarja shqiptare u betua si shtetasja më e re shqiptare para kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

“Faleminderit shumë! Është një gëzim i papërshkrueshëm dhe një nder shumë i madh.

Jam shumë e emocionuar nga mikpritja, dashuria, mbështetja. Mezi pres koncertin e nesërm“, tha Dua.

Më herët, Dua u mirëprit nga presidenti e Republikës Bajram Begaj, i cili vlerësoi thjeshtësinë e saj.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull