Gjeniu 7-vjeçar nga Kosova zë vendin e parë në Garën Ndërkombëtare të Matematikës

1 Minuta Lexim

Molos Gashi, një gjeni 7-vjeçar nga Kosova, ka triumfuar në një garë ndërkombëtare në fushën e matematikës, të zhvilluar në Dubai.

Molosi nuk ishte një fëmijë i panjohur në Kosovë, pasi për talentin dhe aftësitë e tij matematikore, ishte diskutuar dhe më parë në mediat kosovare.

“Molos Gashi, nxënës i klasës ll-1, merr vendin e parë në Dubai në garën internacionale të organizuar nga BRAINOBRAIN ABACUS COMPETITION dhe me pjesëmarrjen e 44 shteteve arrin rezultat të shkëlqyer, duke ngritur emrin e shtetit tonë në nivelet më të larta të dijes”.- ishte postimi në Facebook i shkollës “Mehmet Gjevori”, ku është nxënës Molosi.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull