Parashikimi i motit për datën 30 nëntor 2022

1 Minuta Lexim

Moti për ditën e mërkurë pritet një përkeqësim i kushteve meteorologjike për vendin tonë.

Moti parashikohet i vranët në të gjithë territorin shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht deri mesatar në formën e shtrëngatave. Në relievet malore në lindje në lartësitë mbi 1000 metër reshjet e shiut do të konvertohen në reshje dëbore.

Era do të fryjë me drejtim verilindje- juglindje me shpejtësi mesatare 3-10m/sek. Në bregdet e lugina era fiton intensitet dhe bëhet e fortë me shpejtësi që arrinë deri në 12-16m/s duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2 deri në 5 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zona malore -2 deri 7°C

në zona e ulëta -1 deri 15°C

në zona bregdetare 5 deri 15°C

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull