Një aksident është shënuar mbrëmjen e sotme në Tale të Lezhës, ku një person ka mbetur i plagosur.
Burime bëjnë me dije se qytetari dyshohet të jetë plagosur nga një automjet, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.
I plagosuri është shurdh-memec dhe po merr mjekim në spitalin e Lezhës. Ende nuk dihen rrethanat, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.