Zbardhen detaje të reja nga vrasja e Briken Sanajt në Tiranë

2 Minuta Lexim

Detaje te reja janë zbardhur nga vrasja e Briken Sanajt pas identifikimit të autorit dhe bashkëpunëtorëve.

Shtetasit kosovarë të shpallur në kërkim dyshohen vrasësit me pagesë ne Shqipëri dhe Kosovë. Ata i kane shitur automjetin autorit të kësaj vrasjeje Valmir Kola ne 24 tetor, 6 dite para vrasjes.

Ata e kane kaluar mjetin në mënyrë të rregullt në doganën e Morinës dhe shitjen e kanë bërë në një lokal në Shëngjin. Kjo është provuar nga kamerat e sigurisë së lokalit. Me pas makines i janë mbivendosur targa te vjedhura.

Lëvizjet e Briken Sanajt nga ambientet e një lokali në Shëngjin pas dasmës së shokut të tij janë sinjalizuar nga një tjetër person, i cili ndodhej gjithashtu në dasëm. Aktualisht po punohet për kapjen e informatorit të lëvizjeve të viktimës.

Autori Valmir Kola mësohet se ka pritur 2 ore viktimën tek një pemë ulliri pranë garazhit ku do parkohej automjeti. Autori Kola mësohet se ka hyrë ilegalisht ne vendin tone dhe po ilegalisht është larguar jashtë vendit, fillimisht drejt Malit të Zi dhe me pas dyshohet ne Belgjikë.

Ne kërkim nga policia eshte edhe vëllai tjeter ë tij, Agustin Kola u cili dyshohet se ndodhet në Spanjë. Ky i fundit dyshohet të ketë patur rol nxitës në ekzektumin e Sanajt. Në kërkim është edhe nje tjetër shtetas kosovar që dyshohet si bashkëpunetor.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull