Drejtori i përgjithshëm i OSHEE-së, Edmir Përndreca i cili u dhunua një natë më parë ka dhënë dëshminë e tij para grupit hetimor.
Ai ka deklaruar se e kanë ndjekur dhe pasi e kanë goditur me makinë, ai ka zbritur e më pas është dhunuar. Sipas Përndrecës, autorët ishin 3.
“Më ndoqën më goditën me makinë sapo zbrita më gjuajtën me leva, ishin tre persona por nuk i identifikova dot,” tha ai.
Mbrëmjen e djeshme, mjeti i drejtuesit të OSHEE-së u godit nga pas.
Pas goditjes, drejtuesit e automjeteve janë përfshirë në konflikt si dhe dy pasagjerët e automjetit tjetër, të cilët e kanë dhunuar fizikisht Përndrecën.
Drejtorit të OSHEE i kanë thyer krahun dhe këmbën. Diçka e tillë vjen pas intensifikimit të kontrolleve të OSHË për vjedhje apo ndërprerje të energjisë elektrike ndaj abonentëve debitorë.
Edmir Përndreca është emëruar drejtor i Njesisë së së Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Lezhë prej më shumë se 1 viti, ndërsa ka një karrierë të gjatë pune si inxhinier pranë këtij institucioni.