Presidenti i Republikës Federale së Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, ka nderuar gjatë vizitës së tij sot në Tiranë të gjithë ata që kanë dhënë jetën për Shqipërinë.Ai ka vendosur kurore me lule në memorialin e Dëshmorëve të Kombit “Nënë Shqipëri”.
Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier ka mbërritur mëngjesin e ditës së sotme në Tiranë dhe u prit me ceremoni zyrtare nga Presidenti Begaj. Ceremonia nisi në orën 10:00, ndërsa mbajtën edhe një konferencë të përbashkët për shtyp. Steinmeier tha se Gjermania do të vazhdojë të jetë në krah të Shqipërisë dhe do ta mbështesë vendin tonë në rrugëtimin europian.
Steinmeier do të qëndrojë dy ditë në Tiranë, deri më datë 2 dhjetor. Vizita e Steinmeier vjen në kuadër të turit që ai po zhvillon në Ballkanin Perëndimor, ndërsa dy ditë më parë ishte edhe në Maqedoninë e Veriut.