Gjermania është partneri i katërt tregtar për Shqipërinë. Eksportet janë dyfishuar 5 vitet e fundit, sikundër edhe interesi për të investuar.
Shqipëria merr çdo vit nga Gjermania ushqime, metale, lëndë minerale dhe artikuj lëkure. Ndërkohë, dërgon atje rregullisht materiale ndërtimi, lëndë djegëse dhe tekstile.
Eksportet në vlerë janë dyfishuar 5 vitet e fundit, duke arritur në 172 milionë euro, ndërsa importet kanë ruajtur një vlerë të qëndrueshme, për t’u rritur në vitin 2021 në 470 mln euro.
Me këto shifra, Gjermania është partneri i katërt tregtar, dhe përbën 6.5% të gjithë vëllimit të shkëmbimit të mallrave.
Nga ana tjetër, edhe investimi i kompanive me logo gjermane zë një vend të rëndësishëm për zhvillimin e ekonomisë dhe punësimit në Shqipëri. Sot janë 42 kompani që operojnë në vendin tonë në fushën e industrisë automotive, materialeve të ndërtimit dhe energjisë.
Gjermania ofron kontrata pune për mijëra qytetarë shqiptarë, të cilët janë zhvendosur atje përkohësisht ose për periudhë afatgjatë.