Në konferencën e sigurisë në Berlin, sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi se ata nuk duhet ta nënvlerësojnë Rusinë, pasi lufta po vazdon ashpër në fillimin e dimrit, raportojnë mediat e huaja.
“Ne nuk duhet të nënvlerësojmë Rusinë.
Raketat dhe dronët rusë vazhdojnë të godasin qytetet e Ukrainës, civilët, infrastrukturën strategjike dhe po shkaktojnë vuajtje të mëdha me fillimin e dimrit”, tha Stoltenberg.
Stoltenberg shprehu vlerësimin për armët që Gjermania ka dërguar në Ukrainë, duke theksuar se ato përbëjnë një ndryshim shumë të madh në fushën e luftës.