Prodhuesi i iPhone-it ofron pagesë për gjetjen e punëtorëve të rinj

1 Minuta Lexim

Foxconn, kompania që prodhon telefonat iPhone të kompanisë amerikane, Apple, është duke rritur përpjekjet për rekrutim të punëtorëve, pas trazirave në fabrikën më të madhe të saj që gjendet në Zhengzhou të Kinës.

Punëtorët që me sukses e referojnë një mik apo anëtar të familjes për të punuar në fabrikë, do të shpërblehen me 141 dollarë.

Ky vendim është marrë pas disa pamjeve që janë publikuar javën e kaluar në rrjetet sociale, në të cilat janë parë protestues të zemëruar brenda fabrikës.

Vetë Apple ka paralajmëruar se dërgesat e modelit iPhone 14 do të vonohen për shkak të kufizimeve për koronavirus.

Muajin e kaluar, Foxconn ka kërkuar falje për një “gabim teknik” që ka ndodhur në sistemin e pagesave, pas nisjes së protestave në fabrikë.

Punëtorët është thënë se kanë protestuar kundër masave të rrepta për luftim të pandemisë së koronavirusit, si dhe për mosmarrje të pagës.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull