Një “Audi” ndoqi Briken Sanaj që nga Lezha: Zbardhet dinamika, plani u “thur” në një lokal, vrasësit fikën kamerat

2 Minuta Lexim

Atentati ndaj Briken Sanajt më 30 tetor të këtij viti në Tiranë dyshohet se është organizuar në një lokal në zonën e Lezhës.

Ky takim është zhvilluar mes autorit të ngjarjes, Valmir Kola dhe bashkëpunëtoreve të tij me tregtarin nga Kosova që ka shitur automjetin e përdorur në ngjarje.

Autori i dyshuar është siguruar që të mos pikaset nga kamerat e sigurisë ku ka fikur DVR-të e regjistrimit të sistemit vëzhgues.

Një përson i familjës Kola, thonë burimet, ka vizituar disa herë vilën në zonën e Kodrës së Diellit, ku qëndronte 40-vjeçari Briken Sanaj. Ky person gjatë dy momenteve që ka shkuar për të studiuar terrenin ka përdorur taksi dhe mjet BMW X5.

Gjatë këtyrë lëvizjeve të këtij personi para vrasjes, autori ka arritur të fshehe pranë vilës në zgavrën e një peme edhe armën e krimit që është përdorur mbrëmjen e 30 tetorit për vrasjen e Sanajt.

Sipas informacioneve ndjekia e viktimës është kryer nga dy persona që lëviznin me mjetin tip “Audi” me targa spanjolle. Ky mjet i është vënë pas viktimës që në Lezhë, ndërkohë që dyshohet se i përket një anëtari të familjes Kola, raporton OraNews.

Pasi ka kryer krimin, autori është fiksuar në pamje teksa largohet në këmbë me çantën e zezë ku kishte fshehur armën kallashnikov, më pas merr automjetin dhe shkon deri në Qafë Kashar, ku e prisnin bashkëpunëtorët e tjerë të cilën i kanë vënë flakën makinës së përdorur në ngjarje.

Motiv i ngjarjes, sipas hetimeve të deritanishme dyshohet se ka qenë hakmarrja.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull