Detaje të tjera kanë dalë në pah nga krimi në Greqi, ku 25-vjeçari shqiptar vrau me armë të dashurën 19-vjeçare, po shqiptare.
Mediat greke shkruajnë se autori pas kryerjes së krimit të rëndë ka fshehur armën në frigoriferin e banesës së tyre, pikërisht aty ku ndodhi ngjarja la trupin e pa jetë të vajzës dhe më pas shkoi të dorëzohej në Polici.
“Është koha të dorëzohemi sepse kam vrarë të dashurën në banesë”, ka thënë ai para autoriteteve.Policët shkuan më pas në banesë ku gjeti 19-vjeçaren e pajetë në divan, e cila u qëllua me një plumb në kokë dhe armën e krimit 25-vjeçari e fshehu në frigorifer.