Primaret e Partisë Demokratike nuk kanë nxjerrë një kandidat fitues me më shumë se 50%, ndaj gara ka përfunduar në balotazh dhe do të ketë një fazë të dytë.
Belind Këlliçi arriti të sigurojë 4040 vota, por nuk e kaloi pragun 50% që nevojitet për të fituar primaret.
I dyti është renditur Ilir Alimehmeti, me 2196 vota.
Në vendin e tretë është renditur Gerti Bogdani me 1819.
Një tjetër garë do të zhvillohet mes Këlliçit dhe Alimehmetit me 11 dhjetor për të përcaktuar fituesin, që më pas do të jetë kandidati për Bashkinë e Tiranës, në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023.