Ekipi ballkanik i afrohet “fronit”/ Penalltitë përcaktojnë çerekfinalistin e radhës, Kroacia eliminon Japoninë

2 Minuta Lexim

Kroacia eliminon Japoninë dhe avancon në çerekfinale teksa kroatëve iu deshën më shumë se 120-minuta për të mposhtur kombëtaren aziatike. Vendimtare në këtë sfidë ishin goditjet e 11-metërshave që rezultuan vendimtare me ballkanisat që u treguan më të saktë, ndërsa nga ana tjetër, Japonia humbi tre të tilla me portierin Livakovic që u tregua shumë i saktë me intuitën e tij.

Sa i takon kronikës së ndeshjes, Japonia ishte më kërkuese në fillimin e lojës edhe pse këmbëngulja e tyre u shpërblye vetëm në minutën e 43-të kur Maeda shënoi pasi gjeti hapësirë në qendrën e zonës së kroatëve.

Një shpërqendrim i kroatëve pas një goditje këndi u shfrytëzua në maksimum nga japonezët të cilët nuk falën dhe kështu e mbyllën pjesën e parë në avantazh. Në të dytën, kroatët kërkuan me çdo kusht golin e barazimit dhe e gjetën rrugën e rrjetës në minutën e 55-të. Lovren harkon në zonë dhe Ivan Perisic i gjen kohën e duhur topit dhe me kokë nuk i la asnjë shans portierit kundërshtar.

Në vijimin e ndeshjes, të dyja skuadrat u treguan të kujdesshme për të mos e humbur sfidën dhe në këtë formë, sfida iu drejtua kohës shtesë. As 30-minutat shtesë nuk ndryshuan rezultatin e ndeshjes me skuadrat që duhej ta vendosnin fituesin nga pika e bardhë e penalltisë aty ku kroatët u treguan më të saktë dhe kaluan me shifrat 3-1 teksa një faktor ishte portieri Livakovic që priti tre penallti gjithsej.

Në çerekfinale,  do të përballet me fituesin e çiftit Brazil-Kore e Jugut.

Japoni-Kroaci 1-1 ( nga pen. 3-1)

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull