“Pse të vjetrit s’iu hapin rrugë të rinjve”- Pronarja e Top Channel: Eksperienca nuk blihet dot, ne kemi furnizuar tregun me 80% të moderatorëve

2 Minuta Lexim

Lori Hoxha, drejtuesja e Top Channel, gjatë një rubrike pyetje-përgjigje në Instagram mori shumë pyetje që lidhen me televizionin e saj, Top Channel dhe specifikisht me marrëdhëniet që ajo ka me disa nga emrat e ekranit.

E pyetur pse në Top Channel është shumë e vështirë për të rinjtë sepse “elita e vjetër” nuk u jep mundësi atyre, Lori u përgjigj:

“Kam besim që nuk është ky rasti. “Elita e vjetër” ka 20 vite në ekran dhe/ose radio dhe eksperienca nuk blihet dot, ndaj sigurisht ata kanë prioritet dhe besim kur bëhet fjalë për emisione me presion më të madh siç është live.

Megjithatë me bindje them se në Top Channel strategjia është e tillë dhe ka mbetur njësoj si në gjenezë; të ndërtojë dhe të rrisë në hapësirat e saj personazhë dhe artistë.

Po ta bësh një analizë objektive, nga ekrani i Top-it kanë nisur karrierën 80% i showbusiness-it shqiptar dhe për mua kjo është krenari, arritje dhe qëllim”, tha ajo.

Sigurisht s’do i mungonte kësaj rubrike as pyetjet që lidhjen me Arbana Osmanin, pasi prej kohësh flitet për një krisje në raportin e tyre.

Pyetjes “si do ta përshkruaje me dy fjalë Arbana Osmanin”, Lori iu përgjigje me “super punëtore” dhe në sfond vendosi foton e të dyjave të përqafuara.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull