Parashikimi i motit 6 Dhjetor 2022

1 Minuta Lexim

Sipas MeteoAlb, territori shqiptar do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme, të cilat do të sjellin në vendin tonë vranësira të shpeshta përgjatë gjithë 24-orëshit. Pritet që vranësirat të zhvillohen, kryesisht në zonat Veriore dhe pjesërisht ato Qëndrore duke gjeneruar reshje të pakta shiu.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por do të vijojnë të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 19°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Lindor –Juglindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull