Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij në hapjen e protestës së Rithemelimit.
Pasi u sulmua nga një qytetar me një grusht poshtë syrit dhe u rrëzua, Berisha nuk i kurseu mesazhet nga protesta.
“Asgjë në botë nuk na mposht ne, popullin e opozitës dhe popullin e fitores, poshtë Edi Rama, poshtë kriminelët, ne do ju rrëzojmë.
Jemi këtu sot së bashku për të protestuar kundër regjimit të horrave dhe kriminelave”- u shpreh Berisha.