Berisha flet për personin që e qëlloi me grusht: E kanë paguar me lekët e drogës!

1 Minuta Lexim

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar sërish për incidentin që ndodhi gjatë protestës së opozitës.

Gjatë fjalimit të tij në këtë protestë, Berisha u shpreh se “narkoeurot përdoren për çdo krim në Shqipëri, përfshirë edhe incidentin e sotëm”.

Në këtë vend të varfër vota blihet edhe 500 narkoeuro. Këtu narkoeurot përdoren për çdo krim, përfshi edhe atë që kishin planifikuar ditën e sotme. Mbi këtë bazë, në Shqipëri është vendosur monizmi i plotë. Madje sot Edi Rama ka sot pushtet më shumë se sa kishte në vitin 1991 diktatori i fundit komunist. Për treguesin e zbatimit të ligjit, Shqipëria renditet 54 vende nder Kosovën, por edhe katër vende poshtë republikës socialiste të Vietnamit komunist”, tha ndër të tjera Sali Berisha.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull