Sulmi fizik ndaj Sali Berishës, reagon kryeministri Rama

1 Minuta Lexim

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas sulmit ndaj Sali Berishës.

Me anë të një njoftimi të shpërndarë për mediat, thuhet se kreu i qeverisë dënon pa asnjë ekuivok aktin e pajustifikueshëm e të patolerueshëm të dhunës mbi organizatorin dhe udhëheqësin e protestës së sotme.

“Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dënon pa asnjë ekuivok aktin e pajustifikueshëm e të patolerueshëm të dhunës mbi organizatorin dhe udhëheqësin e protestës së sotme!

Dhuna s’ka qenë, s’është e s’do jetë kurrë një mjet për të adresuar çfarëdo çështje apo shqetësimi dhe kushdo e përdor këtë mjet duhet të përballet me të gjithë forcën e ligjit”, thuhet në reagim.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull