Federata e Futbollit të Serbisë është gjobitur me 20 mijë franga zvicerane nga FIFA.
Flamuri i shpalosur në dhomat e zhveshjes ku shfaqej harta e Kosovës me ngjyrat e flamurit serb i ka kushtuar këtë gjobë Federatës serbe.
Në flamur shkruhej: “S’ka dorëzim”.
Kaq ka mjaftuar dhe Federata e Futbollit të Kosovës bëri ankesë zyrtare në institucionin e futbollit botëror, që tashmë ka dhënë verdiktin përfundimtar për përfaqësuesen serbe.
Kujtojmë që ngjarja ndodhi në datën 24 nëntor teksa flamuri ishte varur dhomën e ndërrimit të kombëtares së Serbisë.