U arrestua për vjedhjen e 2 miliardë dollarëve, turku Faruk Fatih Özer apelon vendimin e gjykatës shqiptare për ekstradim

1 Minuta Lexim

Avokatët e themeluesit të platformës Thodex, Faruk Fatih Özer kanë apeluar vendimin e një gjykate shqiptare për ekstradimin e klientit të tyre në Turqi.

Faruk Fatih Ozer ka depozituar një kërkesë të mërkurën në Gjykatën e Apelit në Durrës kundër vendimit të mëparshëm të Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, raportojnë mediat turke.

Ozer u arrestua në Shqipëri në gusht pasi ishte shpallur në kërkim. 27-vjeçari i kërkuar me akuza për mashtrim dhe themelim të një organizate kriminale, u largua nga Turqia vitin e kaluar me shumë të mëdha parash.

Turqia lëshoi ​​një urdhër arresti ndërkombëtar pasi ai u arratis me 2 miliardë dollarë.

Prokuroria turke më 22 prill të vitit 2021 filloi zyrtarisht hetimin pas denoncimeve të përdoruesve për mos qasje në llogaritë e bursës së kriptovalutave Thodex dhe pasi pronari i kompanisë ishte larguar jashtë vendit.

Në këtë kuadër u konfirmua se pronari i kompanisë, i dyshuari Özer, ishte larguar jashtë vendit më 20 prill të vitit 2021.

Më pas u lëshua një urdhër ndalimi për shumë persona të dyshuar, përfshirë edhe për Özer ndaj të cilit më parë ishte nxjerrë një urdhër arresti.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull