Ambasadorja Yuri Kim: Inkurajojmë SPAK-un për më shumë rezultate në 2023

1 Minuta Lexim

Ambasadorja Yuri Kim ka vijuar me mesazhet inkurajuese ndaj institucioneve të drejtësisë.

Në një tjetër reagim në rrjetet sociale, Kim shprehet se presin më shumë rezultate nga SPAK-u gjatë vitit 2023 duke vlerësuar në fakt çfarë ka ndodhur gjatë vitit 2022.

“Kënaqësi të shoh se si SPAK vlerësohet për arritjet e tij gjatë vitit 2022. Presim edhe më tepër arritje gjatë vitit 2023”, shkruan Kim në Twitter.

 

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull