Osmani: Bandat kriminale në veri drejtohen nga Vuçiç, kërkojnë destabilizim të Kosovës

1 Minuta Lexim

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se bandat në veri të Kosovës kishin si qëllim destabilizimin e vendit ndërsa shtoi se Kosova do dilte fitimtare edhe në këtë sfidë.

“Në veri bandat kriminale të udhëhequra nga lideri i tyre politik Vucic nga i cili marrin urdhra, kanë për qëllim destabilizimin e Kosovës. Edhe në këtë sfidë do të dalim fitimtar”, ka thënë Osmani.

Sakaq, Osmani bëri të ditur se janë shtyrë zgjedhjet në veri për në prill të vitit 2023.

Osmani tha se për këtë vendim ka pasur konsensus të plotë mes partive politike dhe se është marrë parasysh edhe raporti i dërguar dje në Presidencë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull