Supriza e madhe/ Maroku skuadra e parë afrikane në histori që prek gjysmëfinalet, Portugalia jashtë Kupës së Botës!

1 Minuta Lexim

Maroku fitoi 1-0 me Portugalinë në çerekfinalen e Kupës së Botës duke nxjerrë jashtë luzitanët e Ronaldos. Për herë të parë një ekip afrikan merr biletën për në gjysmëfinalet e një Kupe Bote.

Në pjesën e parë ekipi i Regragruit ishte më konkret, edhe pse nuk kishte posedimin e topit. Goli i marokenëve do vinte në fundin e fraksionit. Një krosim fantastik i Attiat-Allah gjen En Nesyrin, me sulmuesin e njohur që kordinohet mirë me kokë, për të mposhtur portierin kundërshtar.

Cristiano Ronaldon nuk e mbante vendi por nuk mundi dot të bëjë asgjë, pasi e nisi sfidën nga stoli dhe u aktivizua vetëm në pjesën e dytë.

Në minutën e 63-të, goditje e bukur e Bruno Fernandes nga distanca, por sërish sfera përfundoi jashtë kuadratit të mbrojtur nga Bono.

Walid Cheddira do merrte kartonin e kuq më të ëmbël në histori në fund, pasi skuadra afrikane ia doli të korrë sukses.

Deri në fund shifrat do të mbeteshin të pandryshuara, me Marokun që shkon në gjysmëfinale, ndërsa Portugalia e mbyll këtu rrugëtimin e Botërorit.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull