Australia ka deklaruar se do vendosë sanksione ndaj Rusisë dhe Iranit si kundërpërgjigje ndaj shkeljes së të drejtave të njeriut, skynews.
Në një deklaratë, ministrja e jashtme Penny Wong tha se sanksionet do të vendosen ndaj 13 individëve dhe dy entiteteve, duke përfshirë policinë morale të Iranit dhe Forcën e Rezistencës Basij, dhe gjashtë iranianë të përfshirë në shtypjen e protestave të shkaktuara nga vdekja e 22-vjeçares Mahsa Amini.
Shtatë rusë të përfshirë në atë që ministri i Jashtëm tha se përfshinin tentativën për vrasjen e ish-liderit të opozitës Alexei Navalny janë pjesë e paketës së sanksioneve.
Wong tha se Seyed Sadegh Hosseini, të cilin ajo e përshkroi si një komandant të lartë të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, është një nga personat e sanksionuar. Ai dyshohet se ka përdorur dhunë pa dallim kundër protestuesve.