Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë të hënë projektin e një kampusi arsimor që do të ndërtohet në Fushë Kuqe të Kurbinit.
Rama thotë se është gati për të nisur punimet për gjimnazin “At’ Shtjefën Kurti” dhe shkollën 9-vjeçare “Nik Tomë Prela”.
Ai shton se përveç godinave moderne do të ketë edhe terrene sportive në funksion të gjithë zonës.
“Dhe me projektin e kampusit të ri arsimor në Fushë Kuqe të Kurbinit, gati për të nisur punimet për gjimnazin “At’ Shtjefën Kurti” dhe shkollën 9-vjeçare “Nik Tomë Prela”, ku përveç godinave moderne do të ketë edhe terrene sportive në funksion të gjithë zonës, ju uroj një javë të mbarë”, u shpreh Rama.